radioTIranalbaniA

DREJTPERDREJT/LIVE Radio e TV


Historia e radios ne Tirane: Stacionet qe nuk jane me: logo, vite, frekuenca dhe pershkrime./History of Radio in Tirana: stations that are no longer available.

 

 

  • Radio Klan, 101.6 (1996-2000)
    Radio Klan eshte prone dhe drejtohet nga revista Klan. Radioja ka lidhje me nje stacion francez dhe si rezultat transmeton ne pergjithesi muzike franceze. Pika e vetme editoriale eshte nje talk-show agresiv i stilit amerikan qe ka vendosur nje ndekje te konsiderueshme ne kryeqytet, qe prej tre javeve nga fillimi i tij. Prezantuesi fton telefonata nga degjues por behet arrogant ose thjesht i nderpret ato nqs biseda shkon ne drejtimin qe nuk i pelqen. Shumica e telefonuesve jane te rinj midis moshes 16 dhe 25 vjec nga Tirana. 
    Drejtori i pergjithshem, Aleksander Frangaj, shpreson te filloje nga puna nje program lajmesh fleksibel qe reagon ndaj lajmeve me te fundit, dhe qe nuk jepet ne nje kohe te paracaktuar. Stacioni synon te atraktoje brezin e ri. Bojken Lako eshte DJ i nje programi muzike alternative shqiptare.

A e dinit se: Fokusi i diskutimeve te talk-showit agresiv jane ceshtje personale seksuale, por ka disa kohe qe i eshte larguar tyre. Pak me pare, ai u perqendrua mbi mungesen e ujit ne Tirane. Programi zakonisht fillon me kengen "Aicha" nga Khaled.

 

  • Radio 1, 89.9 (1997-2000)
    Drejtohet nga Enton Abilekaj dhe eshte prone e Zeri i Popullit, gazeta e Partise Socialiste, megjithese gazetaret e vet pohojne qe eshte nje stacion me te vertete i pavarur. Mbulon vetem Tiranen dhe transmeton midis oreve 0630 dhe 1600 cdo dite. Stacioni kryesisht transmeton lajme dhe programe kulturore, me reportime lajmesh te kufizuara dhe disa emisione politike. Stacioni synon te rrise numrin e emisioneve politike, perfshire ato ku njerezit mund te telefonojne, dhe te shtojne buletinin kryesor te lajmeve ne tre edicione prej 30 minutash secili. Stacioni deri tani e ka vertetuar qenien e tij te pavarur nga PS dhe gazeta e saj. 

A e dinit se: Ne kete stacion ka punuar dhe Saimiri i Fiks Fare, i cili ka drejtuar nje emision me batuta filmash. Gjithashtu, nje emision i quajtur "In the mix" trajton tema mbi jeten private te adoloshenteve.

 

  • Radio Enter 97, 97.0 (1997-1998)
    Enter 97 eshte e para radio private shqiptare e cila  ka si  prioritet vetem trasmetimin e emisioneve te shkrutra te lajmeve ne shqip dhe anglisht. Radioja ka filluar trasmetimin e lajmeve te shkurtra cdo 1 ore.
    Enter 97 mbeshtet kryesisht ne lajmet e agjensise se pavarur shqiptare te lajmeve Enter (Enter News Agency).

 

  • Radio Koha, 98.1 (1997-2006)
    Radio Koha eshte nje stacion privat qe ka filluar pune ne diten e zgjedhjeve te qershorit 1997. Eshte prone e Nikolle Lesit, i cili zoteron edhe te perditshmen Koha Jone. Megjithese mungojne burime zyrtare, Radio Koha ka nje numer te madh degjuesish ne qender te vendit, rreth 1 milion te tille. Me 2006 ajo u largua nga brezi FM tiranas, dhe "Radio Sot" mori vendin e saj.

A e dinit se: Stacioni mbuloi ne menyre te vazhdueshme zhvillimin e zgjedhjeve te qershorit 1997 me 50 gazetare te shperndare ne pika votimi ne te gjithe vendin, dhe te pajisur me celulare dhe radio dy-drejtimeshe.

 

  • Radio Intervista, 98.7 (2000-2002)

Kontribuoni...

 

  • Radio Calvin, (?MHz)(2000-2002) - Ky stacion eshte degjuar ne Tirane ne vere 2003 nen slloganin "Radio Calvin: Vetem muzike shqiptare".

Kontribuoni...

 

  • Radio 101, 101.0 (2000-2002)
    Stacion qe transmeton programe te Radio Vatikanit dhe pjese e Klubit Kulturor Kombetar, Iliriada.

A e dini se: Ilriada eshte nje iniciative per shkembimin e programeve kulturore midis stacioneve radio ne Ballkan. Duke shkembyer muzike folklorike dhe raportime lajmesh, kjo iniciative do te zbus tenedencat nacionaliste ne rajon. U planifikua te krijohej nje rrjet ku keta elemente te jene te pranishem ne te gjitha gjuhet e Ballkanit. 

 

  • Radio Neser (?MHz)(2000-2002)

Pjese e Neser TV ne Tirane.

 

  • Radio Antena (?MHz, vite?)

Kontribuoni...

 

  • Radio Oxygen, 96.1 (2002-2006)
    Eshtė i pari stacion alternativ lokal nė Shqipėri dhe njė nga tė rrallėt nė rajon qė funksionon si veprimtari e njė shoqate kulturore jo-fitimprurėse, i cili transmeton muzikė alternative dhe jo-komerciale, e prezantuar me tė gjitha rrymat muzikore qė nga New Age (muzikė e cila tashmė nė Evropė dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ėshtė njė nga shprehjet artistike tė njė rryme tė re nė filozofi e mėnyrėn e tė jetuarit e quajtur natyrisht New Age) te Trance dhe Techno, qė nga muzika operistike dhe ajo Klasike nė pėrgjithėsi dhe te Hip Hop. Me 2006, ajo u mbyll, dhe vendin e saj e zuri AlbaKarta Radio DJ.

A e dinit se: Radio Oxygen ka organizuar koncerte me artsite te njohur alternative. Gjithashtu, ajo ka qene bashkepuntore ne shfaqjet verore me ekran, tek Piramida ne Tirane.

 

 

  • Radio Sot, 98.1 (2006-2007)
  • Radio Real, 96.4  (?)
     Kontribuoni...

 

 

Ju ftojme te na sugjeroni me shume informacion mbi keto stacione duke shkruar ne Librin e Miqeve. Falemnderit.

 

Informacionet e mesiperme jane marre nga vrojtime te ndryshme, http://listserv.buffalo.edu (ALBANEWS), http://www.o2radio.com, faqja e Enter 97, http://www.top-channel.tv si dhe kerkimeve ne internet.   

Create a free website at Webs.com